Malisheva përforcohet me Labinot Ibrahimin 

Futboll

Malisheva përforcohet me Labinot Ibrahimin 

Nga: K.G. Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:48
Malisheva përforcohet me Labinot Ibrahimin 

Malisheva arrin marrëveshjen me mbrojtësin më të mirë në Kosovë, Labinot Ibrahimi.

Përforcim që vlerësohet adekuat për Malishevën, e cila synon mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Labi është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbrojtës krahu. Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Labi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.

Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin Kosovar dhe atë të Shqipërisë. Një përvojë e jashtëzakonshme edhe ne futbollin evropian, në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë. Ka filluar me FC Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në FC Prishtina. Sezonin e fundit luajti në FC Arbëria. 

Karriera e tij e deritashme është impresive
Kategoria Superiore (Liga e Shqipërisë): 153 ndeshje 
Superliga e Kosovës: 46 ndeshje 
Kupa e Shqipërisë: 25 ndeshje 
Europa League: 9 ndeshje
UEFA Champions League: 6 ndeshje 
Kupa e Kosovës: 6 ndeshje

Marrëveshja e arritur me Labin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe një shtytje për klubin tonë në sfidat që na presin.
Ne, në FC Malisheva i dëshirojmë mirëseardhje Labit në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë fat në jetë dhe karrierë”,
njofton FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat