Media spanjolle për shqiptarin: Si Romario dhe Rivaldo

Futboll

Media spanjolle për shqiptarin: Si Romario dhe Rivaldo

Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:27
Media spanjolle për shqiptarin: Si Romario dhe Rivaldo

Keidi Bare është futbollisti i Shqipërisë që ka pasur performancë fantastike në këto kohë të fundit.

Mesfushori shqiptar ka lënë pas dëmtimet e shumta që e kanë penalizuar te Espanjoli. Bare e nisi nga minuta e parë ndaj Elches dhe do të zëvendësohej në minutën e 85.

Miqtë surprizuan me dy gola të shpejtë teksa Pere Milla do të realizonte dopietë në 14 minutat e para. Në fundin e së parës ishte momenti që mesfushori shqiptar të kthehej protagonist. Bare përsërit një driblim elektrizues ashtu si e ka bërë edhe te Shqipëria, që “AS” e quan “bishti i lopës”, i njohur nga Rivaldo dhe Romario.

Por lëvizja e Bares nuk përfundoi me sukses deri në fund pasi bërryli mbërriti me fytyrën e tij nga kundërshtari, atje ku u fitua penalltia që u kthye në gol nga Espanjoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat