Rahoveci përforcohet me lojtarin e Superligës së Kosovës

Futboll

Rahoveci përforcohet me lojtarin e Superligës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:02
Rahoveci përforcohet me lojtarin e Superligës së Kosovës

Skuadra e Rahovecit bën goditje në afatin kalimtar të dimrit, përforcohet me futbollistin Mhill Grabanica. Rahoveci bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

"Edhe një ardhje shumë e rëndësishme për krahët e mbrojtjes tonë.

Mhill Grabanica është 25 vjeçar i cili do të mbrojë ngjyrat e fanellës tonë tani e tutje, ai vjen pas një karrierë të pasur në Superligë me KF Dukagjini nga Klina.

Kujtojmë se Grabanica në edicionin që kaluam ishte finalist i kupës së Kosovës bashkë me skuadrën e tij!”, njofton KF Rahoveci, skuadër e cila zë vendin e 8-të me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat