Hazard i mërzitur në stërvitje

Futboll

Hazard i mërzitur në stërvitje

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:09
Hazard i mërzitur në stërvitje

Carlo Ancelotti nuk e ka përmendur fare Eden Hazardin në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën.

Duke treguar sulmin për këtë sfidë, përveç Vinicius dhe Benzema që do të startojnë patjetër, Ancelotti tha se ka dyshime për krahun e djathtë, aty ku më së shumti janë aktivuar Marco Asensio dhe Rodrygo.

Ai tha se mund të preferojë Rodrygon para Asensios që luajti kundër Valencias dhe bëri mirë, por nuk e përmendi në asnjë moment mundësinë që të luajë edhe Hazard.

Natyrisht, situata për belgun nuk është aspak e mirë dhe për këtë ai edhe është parë i mërzitur në stërvitje, i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, sipas El Chiringuitos.

E sigurt është fakti se Hazard s’do të startojë as në këtë El Clasico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat