Po kërkohet nga shumë skuadra

Futboll

Po kërkohet nga shumë skuadra

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:09
Marcelo

I lidhur me një largim nga Real Madridi, ylli i kësaj skuadre Marcelo po kërkohet nga disa skuadra jashtë Europës.

Sipas AS, ylli në largim i Real Madridit po kërkohet nga shumë skuadra, derisa ai ka vetëm gjashtë muaj kontratë me Los Blancos.

Fluminense, Botafogo dhe Palmeiras të gjitha kanë shprehur interesim për transferin e 33 vjeçarit kur ai të largohet nga Santiago Bernabeu.

Trabzonspor po ashtu ka kontaktuar përfaqësuesit e Marcelos por ai nuk po konsideron që është koha të luajë në Turqi në këtë kohë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat