Umtiti dëshiron largimin nga Barcelona

Futboll

Umtiti dëshiron largimin nga Barcelona

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:22
Samuel Umtiti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është i interesuar që të largohet nga skuadra në formë huazimi gjatë afatit dimëror.

Katalunasit para disa ditëve rinovuan me francezin në mënyrë që të regjistrojnë Ferran Torres në La Liga.

Sidoqoftë, pavarësisht që pranoi zbritje page, asgjë s’ka ndryshuar në statusin e Umtitit te Barceona.

Sipas RMC Sport, fituesi i Kupës së Botës dëshiron të luajë futboll rregullisht për pjesën e mbetur të sezonit, andaj është i hapur për largimin nga “Camp Nou”.

Raporti shton se skuadrat në Premierligë, Seria A dhe La Liga janë gati të negociojnë me Barcelonën në javët e ardhshme, skuadër që pranon ta huazojë ose shesë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat