Aston Villa kompleton transferimin e Lucas Digne

Futboll

Aston Villa kompleton transferimin e Lucas Digne

Më: 13 janar 2022 Në ora: 10:38
Lucas Digne

Aston Villa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Lucas Digne nga Everton.

Francezi është transferimi i dytë për skuadrën e Steven Gerrard pas Philippe Coutinhos.

Ishte skuadra angleze që përmes një komunikate zyrtare konfirmoi transferimin e kompletuar të francezit.

“Aston Villa është e lumtur të njoftojë transferimin e Lucas Digne nga Everton”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, raportohet se transferimi i Digne ka kushtuar hiq më pak se 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat