Agjenti i Allegrit zbulon prapaskenën

Futboll

Agjenti i Allegrit zbulon prapaskenën

Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:20
Agjenti i Allegrit zbulon prapaskenën

Max Allegri është një nga trajnerët më të mirë italianë. Tekniku nga Livorno ishte shumë afër marrjes së drejtimit të Real Madrid në majin e vitit të kaluar, por gjithçka u prish në momentet e fundit.

Prapaskena interesante zbulohet në Sky Sport nga Giovanni Branchini, menaxheri i trajnerit 54-vjeçar. “Allegri ishte një hap larg emërimit trajner i Real Madrid në majin e kaluar.

Ishte kryer gjithçka, marrëveshja ishte arritur, mungonte vetëm firma e tij në kontratë. Ai thjesht duhet të nënshkruante kontratën, por më pas vendosi të rikthehej te Juventusi”.

Allegri zgjodhi të fillonte aventurën e dytë si trajner i “Zonjës”, me objektivin për të rikthyer ekipin e famshëm italian te trofetë, ndërsa Florentino Perez zgjodhi t’i besonte stolin e Realit një tjetër italiani: Carlo Ancelottit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat