Barcelona kursen 10 milionë euro

Futboll

Barcelona kursen 10 milionë euro

Më: 13 janar 2022 Në ora: 11:52
Yusuf Demir

Yusuf Demir nuk është më lojtar i Barcelonës.

Klubi katalan konfirmoi këtë të enjte se huazimi i anësorit austriak kishte përfunduar dhe se futbollisti i ri kthehet te Rapid Vjena, që zotëron kartonin e tij.

Pasi u aktivizua në nëntë ndeshje me ekipin e parë, Demir largohet nga “Camp Nou”, ku mbërriti si huazim me opsionin e blerjes së detyrueshme për shumën 10 milionë euro në rast se do të luante 10 takime me ekipin e parë. Kostoja e huazimit ishte 500 mijë euro.

Yusuf Demir startoi në LaLiga kundër Granadas dhe Cádizit, ndërsa i shtoi minutat edhe kundër Athletic Bilbaos, Levantes, Rayo Vallecanos dhe Espanyolit. Në Champions League ishte titullar në shtëpi kundër Benficas dhe zëvendësues në dy ndeshjet kundër Bayernit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat