Shifra rekord për Superkupën e Italisë

Futboll

Shifra rekord për Superkupën e Italisë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:06
Shifra rekord për Superkupën e Italisë

Një Superkupë e Italisë për rekord.

Përballja mes Inter-it dhe Juventus-it është ndjekur nga 7.890.000 spektatorë në total.

Të dhënat, siç lexohet në Sportmediaset, kanë qenë të pabesueshme për çdo grupmoshë.

Jo vetëm tv për Superkupën e Italisë sepse edicioni i 34-t i sfidës ka qenë edhe transmetimi televiziv më i komentuar në rrjetet sociale i sezonit aktual televiziv.

Ky është rezultati që ka dalë nga monitorimi i vazhdueshëm i Talkwalker.

Në total, ka patur plot 5 milionë ndërveprime në rrjetet sociale, 78% prej të cilave në Instagram (3,9 milionë), 12% në Facebook (570 mijë) dhe 10% i mbetur në Twitter (530 mijë).

Një mbrëmje sporti për t’u mbajtur mend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat