Legjenda e Liverpoolit sulmon ashpër Granit Xhakën

Futboll

Legjenda e Liverpoolit sulmon ashpër Granit Xhakën

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:42
Legjenda e Liverpoolit sulmon ashpër Granit Xhakën

Nuk ishte ndeshja më e mirë për Granit Xhakën e ajo e mbrëmshmja në Carabao Cup ku Arsenal barazoi përballë Liverpool në udhëtim me rezultatin 0:0.

Mesfushori shqiptar penalizoi trajnerin Mikel Arteta pasi e la skuadrën me 10 vetë në minutën e 24 teksa gaboi në një ndërhyrje në hyrje të zonës ndaj Diego Jotës.

Kështu, pas sfidës nuk kanë munguar edhe kritikat për Xhakën, me Jamie Caragher, ishfutbollistin e Liverpool, i cili theksoi se 29-vjeçari shkaktoi një faull qesharak.

“Xhaka shkaktoi një faull krejtësisht qesharak ndaj Jotës, duke qenë se sulmuesit i duhej edhe shumë punë për të finalizuar aksionin dhe nuk ishte një rrezik i madh në ato kushte.

Mënyra se si ndërhyri me aq forcë, nuk la asnjë dyshim se ishte karton i kuq.

Megjithatë, duke e parë nga jashtë ai duket të jetë një djalë i mirë dhe të stërvitet shumë pasi çdo trajner e ka aktivizuar.

Xhaka është një lojtar i mirë dhe këtë e kemi parë edhe me Zvicrën, por problem është besueshmëria pasi nëse mbetesh me 10 lojtarë në Anfield kjo mund të kushtojë edhe me eliminim nga gara”, u shpreh legjenda e Liverpool.

“Edhe ndaj Cityt, Arsenal luajti mirë, por edhe aty Xhaka u bë faktor me penalltinë e shkaktuar.

Tashmë ai nuk është më një djalosh që ka për të mësuar, Xhaka është një nga lojtarët më me eksperiencë dhe te Arsenal ata lojtarët e “vjetër” nuk duhet të bëjnë të tilla gabime”, theksoi Caragher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat