Dy lojtarë mposhtin virusin

Futboll

Dy lojtarë mposhtin virusin

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:19
Kukësi

Klubi i Kukësit lajmëroi para disa ditëve se COVID-19 kishte depërtuar mes lojtarëve dhe stafit të verilindorëve duke konfirmuar në total 10 të infektuar (7 futbollistë dhe 3 pjesëtarë të stafit teknik). Për këtë arsye edhe ndeshja e fundjavës ndaj Dinamos, e pragramuar për të shtunën u zhvendos të mërkurën në mënyrë që të mos rrezikohej një përhapje më e gjerë e virusit.

Megjithatë, sot vijnë lajme pozitive nga kampi i Kukësit teksa dy futbollistë kanë mposhtur coronavirusin dhe mund të vijojnë normalisht përgatitjet me trajnerin Diego Longo.

Fjala është për Edi Basa dhe 18-vjeçarin Eugen Sula. Dy lojtarë të cilët në këtë sezon kanë pasur besimin e teknikut italian, teksa sulmuesi kroat është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës me shtatë gola të realizuar në 15 ndeshje duke i dhuruar shpeshherë ekipit të tij pikë të çmuara.

Tashmë, ambienti te Kukësi është më i qetë ndërsa në klub janë në pritje edhe të negavitizimit të pjesës tjetër për ta lënë njëherë e mirë pas krahëve historinë e COVID-it, ndërsa përgatiten për të debutuar në stadiumin e ri, Kukës Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat