Lajme të këqija nga Milani

Futboll

Lajme të këqija nga Milani

Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:53
Lajme të këqija nga Milani

Mbrojtësi anglez, Fikajo Tomori, do t’i nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë atë një muaj larg fushave. Ky lajm e ka dëmtuar shumë Milanin e Piolit dhe tani gjendja në prapavijë bëhet më serioze.

Tomori u dëmtua në sfidën me Xhenoan në Kupën e Italisë, në gjurin e majtë dhe kështu do të mungojë për Milanin muajin e ardhshëm. Djaloshi do të mungojë në dy sfida shumë të rëndësishme për ekipin në kampionat, me Juventus dhe Inter.

24-vjeçari sapo u rikuperua nga COVID-19 dhe dëmtimi i tij mbrëmjen e djeshme u kthye në një problem serioz.

Kështu Pioli është kthyer sërish në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar anglezin, por edhe Simon Kjaer, i cili ka marrë një dëmtim të rëndë disa javë më parë dhe nuk dihet ende se kur mund të kthehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat