Pas Davies edhe Aubameyang dyshohet për probleme me zemër

Futboll

Pas Davies edhe Aubameyang dyshohet për probleme me zemër

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:58
Pierre Emerick Aubameyang

Skuadra e Gabonit ka dhënë disa përditësime të rëndësishme rreth skuadrës. 

Përpara sfidës mes Gabonit dhe Ghanës, kombëtarja e Gabonit ka dhënë një lajm të rëndësishëm.

Sipas komisionit mjekësor të “CAF”, lojtarët Pierre Emerick Aubameyang, Axel Meyé dhe Mario Lemina nuk mund të parqaqiten në këtë ndeshje.

Raportohet se Aubameyang dhe dy lojtarët e tjetër të etiketuar janë lënë jashtë pasi dyshohen për disa probleme kardiake.

Sulmuesi i Arsenalit nuk ka shumë kohë që ka qenë i infektuar me Covid.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat