Cassano: Është shqetësuese nëse e mendojnë vërtetë këtë

Futboll

Cassano: Është shqetësuese nëse e mendojnë vërtetë këtë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:47
Cassano: Është shqetësuese nëse e mendojnë vërtetë këtë

Antonio Cassano, i ftuar në BoboTv, ka analizuar Superkupëne e Italisë të fituar nga Inter-i të mërkurën e kaluar.

“Kam dëgjuar Allegri-n dhe disa lojtarë të indoktrinuar nga ai se Juventus ka bërë një ndeshje të mirë kundër Inter-it”, ka thënë Cassano.

“Nëse të mbrohesh për 120 minuta do të thotë të bësh një ndeshje të mirë, atëherë nuk kuptoj asgjë.

Inter ka luajtur futboll dhe është shpërblyer dhe e ka merituar fitoren.

“Unë nuk mund të mendoj se Juventus mund të vazhdojë të luajë kështu. Nëse janë të bindur me të vërtetë se po luajnë mirë, kjo është shqetësuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat