E thotë trajneri: Ronaldo s’mund të jetë kapiten...

Futboll

E thotë trajneri: Ronaldo s’mund të jetë kapiten...

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:29
E thotë trajneri: Ronaldo s’mund të jetë kapiten

Ralf Rangnick nuk e ka në plan që të ndërrojë kapitenin dhe t’ia japë shiritin Cristiano Ronaldos.

Ai ka konfirmuar se sa herë të jetë i gatshëm për lojë, Harry Maguire do të jetë kapiten i djajve të kuq.

Ronaldo ishte kapiten i United për herë të parë në Premierligë në humbjen nga Wolves për shkak të Maguire ishte i dëmtuar.

U diskutua që Ronaldo të jetë kapiten i përhershëm, por trajneri i United nuk mendon kështu.

“Aktualisht, nuk shoh ndonjë arsye për ta bërë këtë sepse Harry ka qenë kapiten shumë gjatë dhe sa të luajë ai do të jetë kapiteni”, tha Rangnick.

 “Nëse ai nuk luan, atëherë dikush tjetër do të jetë kapiteni. Kjo mund të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje dhe varet nga ata që luajnë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat