Newcastle dhe West Ham në garë të ngushtë

Futboll

Newcastle dhe West Ham në garë të ngushtë

Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:03
Newcastle dhe West Ham në garë të ngushtë

Jesse Lingard është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester United dhe ende asgjë nuk ka të re sa i përket rinovimin.

Mesfushori anglez vazhdon të mos ketë hapësira te Djajtë e Kuq edhe pse në verë skuadra nga Old Traford nuk e lejoi largimin e tij.

Por kur jemi dy javë deri në fund të afatit kalimtar të janarit, dy skuadrat nga Liga Premier, West Ham United dhe Newcaslte janë duke tentuar transferimin e mesfushorit ofensivë.

Daily Star ka raportuar se për momentin Newcastle duket favorite, pasi skuadra e Eddie Howe është gati të ofrojë tre milionë funte tani në drejtim të United për ta fituar garën për Lingard.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje me Djajtë e Kuq në një total prej vetëm 273 minutash dhe ka shënuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Lingar edicionin e kaluar ishte i huazuar për gjashtë muaj te West Ham United, ku tregoi formë të lartë pasi në 16 ndeshje shënoi nëntë gola e dhuroi pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat