Martini: Vetëm fitorja na qetëson nervat

Futboll

Martini: Vetëm fitorja na qetëson nervat

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:05
Martini: Vetëm fitorja na qetëson nervat

Teuta po has vështirësi si kampione në fuqi dhe sot u mposht 2-0 përballë Kastriotit, duke regjistruar humbjen e tretë radhazi në Abissnet Superiore. Trajneri i ekipit durrsak, Edi Martini foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport, duke treguar problemet dhe momentin jo të Teutës.

“Krijuam raste në pjesën e parë, Kastrioti shënoi në të vetmin moment që erdhi te porta jonë. Qarkulluam topin, por ishim konfuzë. Më shqetësoi lufta e topit të dytë. Tentuam ta bënim, por nuk ia dolëm siç duhet.

Teuta në krizë? Duhet të gjejmë qetësinë mentale, duhet të fitojmë ndeshje për të qetësuar nervat. Do të arrijmë maksimumin në ndeshjet e ardhshme. Sot na duheshin tre pikët, kështu që ishte një hap i gabuar.

Ne luajtëm me Plakun në krah, me një 4-2-3-1 të pastër. Krijuam raste, kishim mundësi të shënonim përpara Kastriotit, por gabuam dhe u shënua goli i parë. Edhe kushtet e fushës nuk ishin shumë të mira.

Nuk po na funksionon faza mbrojtëse, po pësojmë gola, ky është një problem, problemi më i madh i ekipit tonë, por mendoj se do rregullohet. Me kalimin e Aleksit në qendër të mbrojtjes, kemi humbur forcë në mesin e fushës.

Është shumë e rëndësishme të na kthehet qendërmbrojtësi. Pakënaqësi e Ivanovic pas zëvendësimit? Nuk e di ku e keni parë, ai më kërkoi të ndërrohej 5 minuta më përpara. Më kërkoi përsëri të ndërroja, por e mbajtëm pak.

E pyeta se çfarë kishte dhe po më shpjegonte se ku e kishte problemin”, përfundoi trajneri shkodran i Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat