​Zyrtare, Evertoni e shkarkon Rafael Benitezin

Futboll

​Zyrtare, Evertoni e shkarkon Rafael Benitezin

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:24
Rafael Benitez

Skuadra e Premier Ligës Evertoni ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka ndërprerë bashkëpunimin me spanjollin Rafael Benitez.

“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitez si trajner i ekipit të parë.

Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Në këtë njoftim gjithashtu bëhet e ditur se për trajnerin e ri skuadra do të njoftojë në kohën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat