Edon Zhegrova tregon pse iu bashkua kampionit të Francës

Futboll

Edon Zhegrova tregon pse iu bashkua kampionit të Francës

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:10
Edon Zhegrova tregon pse iu bashkua kampionit të Francës

Edon Zhegrova ka zbuluar se i hodhi poshtë ofertat nga Marseille dhe Wolves për t’iu bashkuar klubit Lille, sepse beson se mënyra se si luan kampioni francez i përshtatet më së miri stilit të lojës së tij.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova iu bashkua kampionit francez Lille nga Baseli të premten, në një marrëveshje prej 7 milionë eurove.

Zhegrova nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez.

Anësori 22-vjeçar kishte oferta edhe nga rivali i Lille në Ligue 1, Marseille, si dhe nga Wolves në Premierligë.

I pyetur pse e zgjodhi Lille, Zhegrova tha: “Lille më pëlqen më shumë se Marseille. Prandaj vendosa kështu. Është mundësi e madhe, klub i madh. Më pëlqen mënyra sesi luan Lille. Loja e Lille më përshtatet më shumë se ajo e Marseilles. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Lilles”.

Zhegrova i shënoi dy gola dhe i dhuroi gjashtë asiste në tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës për Baselin në pjesën e parë të këtij sezoni, por beson se futbolli në Ligue 1 do t’i përshtatet më shumë lojës së tij, megjithëse është më i vështirë.

“Ligue 1 është më e shpejtë dhe shumë më fizike, gjë që është shumë mirë për mua, sepse besoj se kjo i përshtatet më shumë mënyrës se si luaj unë. Do ta jap më të mirën nga vetja në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”, shtoi ai.

Zhegrova, i cili i ka 24 paraqitje për Kosovën, u ble nga Lille si zëvendësues i Jonathan Ikone, i cili iu bashkua Fiorentinës javë më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat