Shkarkuan Benitez dhe u “hodhën” në sulm për Mourinho, portugezi i kthen përgjigje anglezëve

Futboll

Shkarkuan Benitez dhe u “hodhën” në sulm për Mourinho, portugezi i kthen përgjigje anglezëve

Më: 17 janar 2022 Në ora: 15:49
Mourinho, Benitez

Everton mori vendimin final mbi Rafael Benitez teksa trajneri spanjoll u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobta të cilat po i rrezikonin klubit edhe një vend në elitë mes më të mirëve të Premier League.

Menjëherë, drejtuesit janë vënë në kërkim të pasuesit të Benitez ndërsa ata kanë komunikuar edhe Jose Mourinho.

Portugezi në këtë sezon ka marrë angazhimin të rikthejë Romën në nivele të larta dhe në fakt, përtej vështirësive të hasuara me kryeqyetasit ka zgjedhur t’u qëndrojë besnikë. Luzitani nuk është “joshur” mbi një rikthim në Premier League, kampionat të cilin e njeh me “sy mbyllur” dhe ia ka prerë shkurt drejtuesve të Everton.

Tashmë, Everton është vënë në ndjekje të Wayne Rooney i cili është në drejtimin e Derby në Championship, ndërkohë që nëse nuk arrihet akordi me ish-futbollistin e Manchester United atëherë klubi do të “kënaqet” me zëvendësin e Benitez, Duncan Ferguson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat