Futen në garë për mbrojtësin e Chelseas

Futboll

Futen në garë për mbrojtësin e Chelseas

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:20
Futen në garë për mbrojtësin e Chelseas

Andreas Christensen vijon të jetë në qëndër të merkatos. Mbrojtësit danez i skadon kontrata në fund të sezonit me Chelsea-n dhe për shërbimet e tij interesohen disa klube, pasi në merkaton e verës ai mund të transferohet me parametra zero.

Prej kohësh Barcelona ka shprehur hapur pëlqimin për danezin dhe po punon për ta bindur që të tranferohet në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm. Katalanasit janë rikthyer në treg pas problemeve financiare dhe janë në kërkim të pasardhësit të Gerard Pique.

Gjithsesi, spanjollët nuk janë pa rival në këtë garë, sepse së fundmi, në garë për shërbimet e 25-vjeçarit është vendosur edhe Bayern-i dhe pse mediat gjermane bëjnë me dije se bavarezët pavarësisht se po monitorojnë me kujdes, ende nuk janë gati të angazhohen plotësisht në këtë operacion.

Një tjetër skuadër nga Bundesliga që po monitoron në heshtje mbrojtësin është edhe Borussia Dortmund. Një garë e fortë nga e cila mund të humbasë Barcelona, sepse Christensen e njeh shumë mirë kampionatin gjerman dhe mund të tundohet për t’u rikthyer përsëri, pasi më parë ka luajtur me Borussia Monchegladbach në 81 ndeshje përgjatë dy sezoneve 2015-2017.

Përveç kësaj, për danezin ka patur oferta edhe nga Premier League, por vetë lojtari i ka refuzuar për shkak të respektit ndaj bluve të londrës. Ndërkohë, 25- vjeçari ka lënë ende të hapur mundësinë e rinovimit, por gjithmonë nëse termat financiare të klubit londinez do të ndryshojnë dhe do të përmirësohen, në rast të kundërt divorci është i pashmangshëm dhe gjithçka do të diskutohet midis tre klubeve që janë në garë për shërbimet e Andreas Christensen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat