Da Silva dorëzohet, i kërkon falje

Futboll

Da Silva dorëzohet, i kërkon falje

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:26
Da Silva dorëzohet, i kërkon falje

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë ka pasur konflikte jo vetëm nga ana e tifozëve, por edhe brenda klubit shkodran.

Da Silva nuk e ka pranuar largimin nga fusha që i bëri Brdariç, ndërsa ky i fundit mendoi se lojtari ishte dëmtuar dhe nuk mund të vazhdonte.

Hera e dytë që ka ndodhur, nuk mund të jetë rastësi”, do të shprehej i nervozuar Da Silva pas ndeshjes, duke lëshuar edhe disa të shara në drejtim të trajnerit.

Por së fundmi është vetë lojtari që në një prononcim për “Shkodra Sport” i ka kërkuar falje të gjithëve për veprimin e tij dhe premton se nuk do të përsëritet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat