Muriqi 71 minuta, Hysaj zëvendësues, Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Futboll

Muriqi 71 minuta, Hysaj zëvendësues, Lazio kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:11
Immobile

Lazio me mund të madh kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Skuadra nga Roma pas 120 minutave e mposhti me rezultat 1:0 Udinesen. 

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u aktivizua standard, duke u zëvendësuar në minutën e 71-të.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit nga minuta e 80-të, duke pasur të paktën 40 minuta lojë. 

Futbollisti Ciro Immobile vulosi fitoren me golin që shënoi në minutën e 106-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat