Istogu përforcohet me lojtar nga Anglia

Futboll

Istogu përforcohet me lojtar nga Anglia

Nga: K.G. Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:23
Istogu përforcohet me lojtar nga Anglia

Skuadra e futbollit Istogu ka synime që të sigurojë mbijetesën në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

Në anën tjetër ka gjasa shumë të mira edhe për vend të dytë.

Istogu ka siguruar shërbimet e futbollistit Jalen Miller nga Anglia.

“Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me super sulmuesin që vije nga futbolli anglez, Jalen Miller.

Sulmuesi Miller ka nënshkruar kontratë me Istogun deri me 30 Qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër!
Jalen është vetëm 20 vjeçar, luan në pozitën e sulmuesit tipik.

Miller ka pasur paraqitje tepër të mira me skuadrën e tij FC Arlesey Toën, që bënë gara në kategoritë e ulëta të futbollit anglez
Ardhja e Miller do ti ndihmojë mjaft shumë skuadrës së Istogut në fazën e sulmit!”,
njofton KF Istogu.

Kjo skuadër renditet në vend të shtatë me 16 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat