Napoli tenton goditjen nga Ajaxi

Futboll

Napoli tenton goditjen nga Ajaxi

Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:25
Napoli tenton goditjen nga Ajaxi

Arriten përditësime për interesin e Napolit për Nicolas Tagliafico të Ajax-it.

Azzurri, ashtu siç shkruhet nga Tuttomercatoweb.com, kanë paraqitur një ofertë zyrtare huazimi me të drejtë blerje: lojtari dëshiron të largohet dhe tërhiqet nga sirenat e merkatos.

Barcelona është e interesuar, agjenti i lojtarit ka mbërritur sot në Amsterdam për të takuar Ajax-in. Palët u ulën për të gjetur zgjidhjen më të mirë: Napoli është skuadra që e merr më seriozisht, Olympique Marseille ishte rivali më i akredituar, por ka zyrtarizuar Sead Kolasinac.

Nëse Ajax pranon huazimin me të drejtë nga Napoli, Tagliafico është gati të fluturojë drejt Italisë, një pasion për kampionatin italian të zbuluar tashmë në të kaluarën nga i njëjti lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat