Drejtori sportiv i Dortmund-it kundërshton Haalandin

Futboll

Drejtori sportiv i Dortmund-it kundërshton Haalandin

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:36
Drejtori sportiv i Dortmund-it kundërshton Haalandin

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka kundërshtuar Haaland për fjalët që norvegjezi tha pak ditë më parë.

Sulmuesi u shpreh se klubi është duke i bërë presion atij për të vendosur sa më shpejt të ardhmen e tij, por nguli këmb që nuk po mendon për këtë gjë tani dhe se synon të bëjë sa më mirë në fushë.

Nuk ka vonuar reagimi i Watzke i cili ka mohuar kategorikisht fjalët e Haaland.

“Të thuash se Borussia do t’i jepte Erling një ultimatum është marrëzi. Nuk ka asnjë afat”, tha ai për ARD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat