Interi i Inzaghit me i mirë se ai i Contes

Futboll

Interi i Inzaghit me i mirë se ai i Contes

Më: 19 janar 2022 Në ora: 18:20
Interi i Inzaghit me i mirë se ai i Contes

Simone Inzaghi është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në Inter, ani pse shumë ishin skeptik, pas largimit të tre lojtarëve kyç në ekipin kampion të Antonio Contes.

Shitja e Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit trazoi jo pak ujërat në kampin zikaltër teksa u pasuan edhe nga problemet me zemrën të Christian Eriksen.

Sido që të jetë, edhe pa ata, Interi ia ka dal të zhvillojë një sezon pozitiv deri më tani, madje më të mirë se me Conten.

Sa u përket shifrave momentalisht në Itali po luhet java e 22 dhe Inter që ka një ndeshje më pak ka grumbulluar 50 pikë +3 nga Interi i Contes së sezonit të kaluar.

Ajo që vlen për t’u theksuar është edhe pozicionimi në tabelën e Serie A, ku janë në vend të parë dhe ndiqen nga Milani dhe jo si sezonin e kaluar ku ishin ata në ndjekje të “kushërinjve”.

Në Champions League janë rikthyer në fazën me eliminim direkt pas 11 vitesh dhe janë akoma në lojë për trofeun e Kupës së Italisë.

Gjithsesi për të parë nëse do të jetë më i suksesshëm se Conte na pritet që të presim fundin e sezonit dhe nëse Inter do të mund të marrë ndonjë trofe tjetër për këtë vit, pasi të parin sezonal, atë të Super Kupës së Italisë e mori para disa ditësh duke e mundur në finale Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat