Renditja e stadiumeve më të këqij të Europës

Futboll

Renditja e stadiumeve më të këqij të Europës

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:40
Renditja e stadiumeve më të këqij të Europës

Faqja britanike Money ka bërë renditjen e 15 stadiumeve më të këqij të Europës.

Klasifikimi është bazuar te komentet që kanë bërë tifozët dhe vizitorët në tre platforma të ndryshme: Tripavdisor, Google e Football Ground Map.

Mes 15 impianteve më këqij të kontinentit plot 5 janë të Serisë A: “Castellani” i Empolit, “Penzo” i Venecias, “Bentegodi” i Verona-s,  “Franchi” i Firences dhe “Maradona” i Napolit.

Renditja nuk është e shoqëruar me shpjegime, por bëhet fjalë vetëm për një përllogaritje të mesatares së notave që kanë marrë stadiumet në internet: maksimumi teorik është 5, stadiumi i Empolit ka marrë 2.09.

Pak më mirë aknë bërë tre impiante të tjerë: Balaidos Stadium i Celta Vigo-s, Maksimir i Dinamos së Zagrebit dhe stadiumi “Re Baldovino” i kombëtares belge (të gjithë me një mesatare 3,37).

“Penzo” ka marrë 3,43, si Coliseum “Alfonso Perez” i Getafe-s, ndërsa pak më mirë janë paraqitur stadiumet e Verona-s (3,47), ai i Fiorentina-s (3.57) dhe ish-San Paolo (3,67).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat