Manchester Utd i kthehet qetësisë, fiton bindshëm 

Futboll

Manchester Utd i kthehet qetësisë, fiton bindshëm 

Nga: K.G. Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:51
Manchester Utd i kthehet qetësisë, fiton bindshëm 

Skuadra Manchester Utd sado kudo i kthehet i qetësisë me fitoren në stadiumin "Brentford Community" në Londër. 

"Djajtë e kuq" shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Brentford-it. 

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por në periudhën e dytë mysafirët zbrazën tërë artilerinë në portën e vendasve. 

Golat për Manchester Utd i shënuan futbollistët Elanga (55'), Greenwood (62') e Rashford (72') dhe për Brentford Toney (85’).

Kjo ndeshje ka qenë e mbetur e javës së 17-të në Premier League.

Ronaldo u paraqit 71 minuta duke dhënë kontribut për fitoren e Manchester Utd. 

Manchester Utd renditet në vend të 7-të me 35 pikë e Brentford është i 14-ti me 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat