Dembele afër largimit, nuk është pjesë e ekipit për ndeshjen e sotme

Futboll

Dembele afër largimit, nuk është pjesë e ekipit për ndeshjen e sotme

Më: 20 janar 2022 Në ora: 08:53
Ousmane Dembele

Barcelona është ngopur me qëndrimet e Ousmane Dembeles dhe trajneri Xavi Hernandez nuk e ka përfshirë fare në skuadër për ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit.

Ousmane Dembele nuk është pjesë e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Athletic Bilbaos.

Xavi e paralajmëroi anësorin francez të mërkurën pas stërvitjes së klubi ka vendosur ta largojë tani nëse ai nuk e nënshkruan vazhdimin e marrëveshjes.

Barçës i është sosur durimi me Dembelen, i cili qëllimshëm thotë se dëshiron të vazhdojë në Camp Nou por nuk ulet për ta nënshkruar marrëveshjen e re që klubi ia ka ofruar tash e disa javë.

Marrëveshja e tanishme e Dembeles me Barçën mbaron më 30 qershor dhe francezi deri tani s’e ka pranuar ofertën e re të klubit, pavarësisht ultimatumeve.

Xavi e ka ndëshkuar atë duke mos e thirrur fare në ekipin me të cilin ka udhëtuar drejt Bilbaos për ndeshjen e kupës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat