Bajrami gjen golin e shtatë sezonal në Itali

Futboll

Bajrami gjen golin e shtatë sezonal në Itali

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:24
Bajrami gjen golin e shtatë sezonal në Itali

Futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, vazhdon të tregojë një formë mjaft të mirë në Itali me klubin e tij, Empoli.

Në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Interit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë, lojtari shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 61, duke barazuar shifrat në 1-1. Lëvizje e bukur në zonë dhe gjuajtje e saktë me të majtën, teksa përfundon në rrjetë. Goli i shtatë sezonal për Bajramin, nga të cilët 5 në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë.

Duhet theksuar se asisti i golit erdhi nga shqiptari tjetër i Empolit, Kristjan Aslani, lojtari i Kombëtares shqiptare U-21, i cili grumbullohet rregullisht në ekipin e parë të klubit italian. Madje, 19-vjeçari shqiptar e nisi si titullar ndeshjen ndaj enterit, kurse Bajrami hyri në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke u kthyer edhe në protagonist.

Empoli do të kalonte në avantazh madje në minutën e 76-të, por Interi barazoi në minutat e fundit, duke e çuar ndeshjen në shtesë e më pas do të fitonte sfidën 3-2 e duke eliminuar Empolin. Gjatë ndeshjes në lojë hyri si zëvendësues edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli.

Paraqitja e Bajramit dhe Asllani është vlerësuar me nota pozitive ndonëse skuadra e tyre nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalen e kompeticionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat