Ronaldo nuk ndryshon kurrë

Futboll

Ronaldo nuk ndryshon kurrë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:37
Ronaldo nuk ndryshon kurrë

Vitet kalojnë por egoja e Cristiano Ronaldos mbetet po e njëjta.

Megjithëse tashmë është në moshën 36-vjeçare, ylli portugez nuk e pranon zëvendësimin. Karakteri i tij nuk ndryshon kurrë dhe për asnjë moment nuk ka frikë ta tregojë hapur pakënaqësinë e tij.

Manchester United ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen kundër Brentfodit, por Ronaldo ka luajtur vetëm 71 minuta. Rangnick i ka prishur mbrëmjen 5 herë fituesti të Topit të Artë, që dukshëm ka shfaqur mërzinë e tij pasi i është dashur të lëri fushën për Harry Maguire-n.

Sapo ka dalë jashtë vijave kufizuese Ronaldo është parë i trishtuar në fytyrë dhe duke nxjerrë fjalë pakënaqësie teksa ulet në stol.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat