Chelsea dëshiron të përfitojë nga klauzola e ulët...

Futboll

Chelsea dëshiron të përfitojë nga klauzola e ulët...

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:47
Chelsea dëshiron të përfitojë nga klauzola e ulët...

Klubi anglez, Chelsea dëshiron të përfitojë nga klauzola e ulët e lirimit të Gavit te Barcelona dhe ta transferojë atë në Stamford Bridge.

Gavi padyshim se është talenti më i madh i dalë këtë sezon në ligat kryesore evropiane dhe paraqitjet e tij me Barcelonën e kanë konfirmuar këtë.

Spanjolli i cili debutoi si 16-vjeçar me katalunasit dhe Kombëtaren e Spanjës ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Shumë klube evropiane i kanë vënë syrin Gavin për ta transferuar shkaku edhe i klauzolës së ulët në kontratën e tij në Camp Nou.

Sipas mediumit El Nacional, Chelsea po shqyrton një afrim për sensacionin e Barcelonës, Gavi.

Kontrata aktuale e 17-vjeçarit do t’i lejojë Blutë ta nënshkruajnë atë për 50 milionë euro, por kjo nuk do të jetë e lehtë.

Për të shmangur largimin e xhevahirit të tyre, Barça ka hapur bisedimet për një rinovim të mundshëm që do të shihte klauzolën e tij të lirimit të rritet shumë më lart.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat