Bien pistat Botman dhe Tanganga

Futboll

Bien pistat Botman dhe Tanganga

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:54
Bailly

Milionat mungojnë dhe një gjë e tillë po e pengon Milanin të afrojë një qendërmbrojtës, aq të nevojshëm për Stefano Piolin që ka humbur shërbimet e Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori (të dëmtuar).

Sven Botman i Lille është dëshira e madhe, por kampionët e Francës nuk e shesin shtatlartin holandez. “Nuk po nisedojmë me asnjë klub, ne duam ta mbajmë në ekip lojtarin”, deklaroi presidenti i Lille.

Japhet Tanganga është një tjetër emër që ndodhet në listën e dëshirave të dyshes Maldini-Massara, por Conte ka bllokuar huazimin e 22-vjeçarit anglez. Në kushte të tillë, drejtuesit e Milanit janë fokusuar te Eric Bailly.

27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Ralf Rangnick dhe United ka dhënë “ok”-in për huazimin e tij në Milanello. Lojtari po luan me Bregun e Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe Franck Kessie po e bind të pranojë kalimin te Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat