Përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste U-19

Futboll

Përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste U-19

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:58
Përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste U-19

Football Republic – Partizani dhe  Tirana – Internacional do të jenë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për moshën U-19.

Këtë të mërkurë janë zhvilluar edhe katër ndeshjet e fazës çerekfinale për grupmoshën U-19, të vlefshme për këtë kompeticion të rëndësishëm nga ku dolën edhe katër skuadrat që do të jenë ende pjesë e garës për të fituar këtë trofe.

Tirana mundi me poker Shkëndijën e Tiranës, një ndeshje që përfundoi me shifrat 4-1. Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 25-të me Bircaj, ndërsa në pjesën e dytë, Shkëndija e Tiranës barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 60-të.

Pak minuta para fundit, ekipi i Tiranës shënoi edhe tre gola, në harkun kohor të 8 minutave, me Preloshin, Karajn dhe Qefalijan, duke kaluar kështu në fazën tjetër ku do të përballet me ekipin e Internacionalit, që fitoi ndaj Bylisit. Një ndeshje jo e lehtë për të dyja ekipet , që u vendos përmes penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1, teksa nga 11 metërshat, ekipi i Internacionalit u tregua më i saktë, duke siguruar biletën për në gjysmëfinale.

Tirana 4–1 Shkëndija e Tiranës

Bylis 1-1 Internacional* (2-4 me penallti)

Ndërkaq, në sfidën mes Football Republic – FC Besa, kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 4-0, duke kaluar kështu në katërshe, aty ku do të përballet me Partizanin, që kaloi në fazën tjetër pasi mundi ekipin e Akademisë së Futbollit me penallti 6-5, teksa koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1.

Football Republic 4-0 FC Besa

Partizani* 1–1 Akademia e Futbollit (5-4 me penallti).

Ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19

23.01.2022/ Football Republic – Partizani

23.01.2022/ Tirana – Internacional.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat