Reali e Barcelona, në kërkim të çerekfinales

Futboll

Reali e Barcelona, në kërkim të çerekfinales

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:20
Reali e Barcelonës, në kërkim të çerekfinales

“Los Blancos” do ta vizitojnë Elchen e “Blaugrana” Athletic Bilbaon në të tetën e finales së Copa del Rey

Real Madridi dhe Barcelona do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’i zhvilluar ndeshjet përkatëse në Copa del Rey.

Në të tetën e finales, fituesi i freskët i Superkupës së Spanjës do të përballet me Elchen në udhëtim.

Ekipi i Carlo Ancelottit shihet si favorit në këtë takim.

Trajneri italian e ka mundësinë t’ua japë rastin edhe futbollistëve të rinj.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 19:00.

Ndërkohë, Barça do të sfidohet nga finalisti i Superkupës, Athletic Bilbao.

Gjigantin katalunas e pret një punë e vështirë në këtë udhëtim.

Nga kjo përballje të dyja ekipet kanë mundësi të ecin tutje.

Edhe trajneri Xavi mund t’ua japë rastin lojtarëve që kanë më pak hapësira për të luajtur në ndeshjet e rëndësishme.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:30.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat