Klubi i madh italian e kërkon Bardhin!?

Futboll

Klubi i madh italian e kërkon Bardhin!?

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:31
Klubi i madh italian e kërkon Bardhin!?

Pas lajmeve të djeshme se Enis Bardhi mund të vazhdojë karrierën te Real Sociedad, sot është një informacion tjetër.

Klubi i madh italian Milani po e përgatit një ofertë në janar për shqiptarin.

“Rosonerët” raportohet se do të ofrojë 5 milionë euro për shërbimet e mesfushorit që mund të largohet si lojtar i lirë në qershor, ndërsa spanjollët informojnë se Levante ka kërkuar 9 milionë.

Informacionet thonë se mes të interesuarve është edhe Torino, ndërsa interesim ka edhe nga Olympique Marseille, por Milani tashmë po përgatit një ofertë që do t'i dërgohet Levantes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat