Wenger: Kam thënë se Mbappe do të bëhet Pele i ri

Futboll

Wenger: Kam thënë se Mbappe do të bëhet Pele i ri

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:50
Wenger: Kam thënë se Mbappe do të bëhet Pele i ri

Arsene Wenger lavdëron Kylian Mbappé dhe kujton se e kishte parashikuar disi rritjen e tij eksponenciale që në fillim. Siç raporton AS, i cili i referohet një interviste për “Le Parisien”, ish-trajneri i Arsenalit ka folur për të ardhmen e yllit francez, që mund të bëhet legjendë:

“Më kujtohet kur ishte 17 vjeç hde thashë për Mbappe: Ai mund të bëhet Pele i ardhshëm. Pele e ka fituar Kupën e Botës tri herë? Epo, le të fitojë Mbappe të dytën dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai ka butësi, inteligjencë, klas dhe karizëm, i arriti majat e mëdha shumë shpejt.

A ishte vera e vështirë për Mbappe (nga këndvështrimi i merkatos)? Shumë e vështirë, por ai u bë edhe më i fortë. Kylian duhet të përballet ende me kritika të tjera. E vetmja pyetje që duhej bërë ishte se si do të kishte reaguar nëse karriera e tij do të ishte dëmtuar nga skepticizmi. Dhe unë mendoj se ai reagoi shumë mirë. Pastaj u rrit.

Më pëlqen që tani shënon gola edhe në ndeshje që nuk konsiderohen aq të rëndësishme. Në Kupën e Francës, për shembull. Ai e kupton këtë. Është e nevojshme të vendosë disa kërkesa edhe për veten e tij. Ai po e bën këtë këtë sezon dhe jam i kënaqur me përparimin e tij".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat