Gravina: Koha për “play-off” në Serie A

Futboll

Gravina: Koha për “play-off” në Serie A

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:06
Gravina: Koha për “play-off” në Serie A

Në futbollin italian po përgatitet një ndryshim i madh.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka prekur disa tema gjatë prononcimit të tij për Corriere dello Sport. Kreu i futbollit italian është fokusuar te futja e dueleve “play-off” në Serie A, teksa nuk mungon një koment për Roberto Mancinin.

“Ka ardhur koha të provojmë ‘play-off’ në Serie A. Në vitet ’90 askush nuk besonte te tre pikët për fitore, por ja që u arrit dhe funksionoi. Takimet ‘play-off’ në Serie B dhe Lega Pro janë një garanci shikueshmërie dhe suksesi. Do të ishte gabim nëse nuk i testojmë edhe në Serie A këto lloj ‘finalesh’.

Mancini? Është krijuar pak skepticizëm rreth kombëtares, por po e përballojmë së bashku. Unë besoj te kualifikimi në Katar 2022. Dëmtimi i Chiesas më shqetëson, më vjen keq për të. Duket sikur fati po na kërkon llogari për suksesin në Euro 2020.

Mancini ka krijuar një skuadër të fortë, ai po e mbron skuadrën e tij. E ardhmja? Do ulemi të bisedojmë dhe do marrim një vendim të përbashkët, por rrugëtimi me të nuk varet nga një rezultat. Roberto ka përmirësuar imazhin e kombëtares italiane”, deklaroi Gravina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat