Llapjanët vazhdojnë përgatitjet në Turqi

Futboll

Llapjanët vazhdojnë përgatitjet në Turqi

Nga: K.G. Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:18
Llapjanët vazhdojnë përgatitjet në Turqi

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, vazhdon përgatitjet në Turqi.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, synon që të përgatis ekipin në mënyrën më të mirë.

“Sonte pas mesnate ekipi ynë, KF Llapi niset drejt Antalisë për zhvillimin e fazës përgatitore prej 13 ditësh para fillimit të kampionatit dhe ndeshjeve të Kupës.

Ekipi do të akomodohet në hotelin luksoz “Aska Lara Resort & Spa” për periudhën e qëndrimit nga data 21 janar deri më 3 shkurt.

Përveç stërvitjeve intensive nga dy herë në ditë, ekipi do t'i luaj edhe 5 ndeshje kontrolluese për të parë gjendjen reale para shumë sfidave me rëndësi që na presin në edicionin pranveror”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat