Tare bllokon mbrojtësin

Futboll

Tare bllokon mbrojtësin

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:06
Tare bllokon mbrojtësin

Mungon likuiditeti ekonomik, por kjo gjë nuk e ndalon Igli Taren të arrijë marrëveshje për transferime të mundshme.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, drejtuesi i Lazios ka gjetur një marrëveshje në parim me Hellas Veronën për të transferuar në kryeqytet talentin Casale.

Gjithmonë sipas të njëjtin burim, Lazio ka mposhtur konkurencën e fortë të Napolit dhe të Milanit të cilët janë gjithashtu në kërkim të shërbimeve të mbrojtësit. Megjithatë, Tare është treguar më i shpejtë dhe ka rënë dakord që italiani të veshë fanellën e kaltër.

Tashmë pritet shitja e Manuel Lazzari dhe Vedat Muriqi në mënyrë që merkato e Lazios të zhbllokohet. Marrëveshja paraprake është dhe gjithçka varet nga sa para do të ketë Tare për të investuar mbi mbrojtësin. Nga ana tjetër, Hellas Verona është e hapur për një shitje që në janar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat