Zakaria do të largohet nga Borussia Monchangladbach

Futboll

Zakaria do të largohet nga Borussia Monchangladbach

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:17
Zakaria do të largohet nga Borussia Monchangladbach

Ditë me radhë mediat italiane kanë folur për një transferim të mundshëm të Denis Zakaria te Juventusi. Mesfushori zvicerian është alternativa kryesore e “Zonjës së Vjetër” për të zëvendësuar Arthur dhe Ramsey në rast largimi.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Sky Deutschland, një ekipit tjetër është futur në garë dhe mund t’i hapë jo pak probleme Juventusit. Bëhet fjalë për Bayern Munich. Këta të fundit kërkojnë largimin e Corentin Tolisso dhe në vendin e tij duan të afrojnë mesfushori i Monchangladbach.

Vetë Zakaria do të largohet nga Borussia Monchangladbach me parametër zero pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Marrëveshja me klubin gjerman përfundon më 30 qershor dhe në verë ai do të jetë i lirë për një eksperiencë të re.

Megjithatë, nuk duhet lënë pa u vënë re edhe interesimi i Manchester United pasi Ralf Rangnick është një admirues i madh i mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat