De Rossi rikthehet në stafin e kombëtares

Futboll

De Rossi rikthehet në stafin e kombëtares

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:15
De Rossi rikthehet në stafin e kombëtares

Daniele De Rossi rikthehet për t’iu bashkuar stafit të kombëtares. Italia e Mancinit duhet të rizbulojë magjinë që i çoi axurrët drejt fitores së Kampionatit Evropian. Ata duhet të fitojnë edhe “play-off”-in e marsit për t’u rikthyer në Kupën e Botës.

FIGC dhe trajneri i telefonuan ish-lojtarit të Romës, i cili pasi u largua nga kombëtarja në verë për shkak se e tërhoqi ideja për t’u bërë trajner në ndonjë klub, nuk hezitoi t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së re.

Shumë dashuri për fanellën blu, shumë afeksion për grupin me të cilin bashkëpunoi për të fituar Kampionatin Evropian si anëtar i shtabit teknik.

Që të mërkurën ai do të kthehet në Coverciano për të ndihmuar Mancinin dhe të tjerët të përgatisin një nga “play off”-et më të rëndësishme në historinë e fundit të futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat