Anulohet ndeshja me Renovën, përgatiten për Ferizajn 

Futboll

Anulohet ndeshja me Renovën, përgatiten për Ferizajn 

Nga: K.G. Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:04
Anulohet ndeshja me Renovën, përgatiten për Ferizajn 

Klubi i futbollit Struga Trim Lum ka bërë të ditur se është anuluar ndeshja miqësore me Renovën nga Xhepçishti i Tetovës. 

Kushtet atmosferike ndikuan që të anulohet kjo miqësore. 

“Për shkak kushteve jo të volitshme klimatike, ju njoftojmë se ndeshja që duheshe ta zhvillojmë kundër Renovës, është anuluar.

Për ekipin e Struga Trim Lum ishte kjo ndeshja e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, mirëpo fusha e mbuluar me borë në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, nuk na lejoi një gjë të tillë. 

Tashmë ndeshjen e parë kontrolluese pritet ta zhvillojmë kundër ekipit të Ferizajt në Durrës”, njofton Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat