Dukagjini mposhtet nga ekipi hungarez

Futboll

Dukagjini mposhtet nga ekipi hungarez

Nga: K.G. Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:50
Dukagjini mposhtet nga ekipi hungarez

Dukagjini nga Klina po përgatitet me intensitet të shtuar në Antalia.

Në kuadër të përgatitjeve Dukagjini po i zhvillon edhe miqësore, që të shoh formën e lojtarëve në prag të fillimit të pjesës së dytë të kampionatit.  

“Sot gjatë ditës klubi jonë zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore në Antalia te Turqisë. 

Për kundërshtarë kishim skuadrën e FC Kisvarda, që bënë gara ne Superligën hungarez, e ku është nënkampion vjeshtor me vetëm një pikë larg liderit. Edhe ne këtë takim kryetrajneri Dallku, provoj te gjithë futbollistët që ishin të gatshëm për ndeshje.

Përkundër asaj që treguam një ndeshje mjaftë të mire, ne fund pësuam humbje me rezultatin final 2:0”, njofton KF Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat