Stoichkov: Dembele nuk e njeh këtë simbol

Futboll

Stoichkov: Dembele nuk e njeh këtë simbol

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:02
Stoichkov: Dembele nuk e njeh këtë simbol

Hristo Stoichkov, ish-futbollisti i Barcelonës, ka kritikuar ashpër Ousmane Dembélé, i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin Blaugrana dhe për këtë ai u përjashtua nga skuadra.

“Si i huaj e kam njohur Barcelonën në kohën e Kubala, Carrasco, Lineker, José Mari Bakero, Julio Salinas, e dija historinë.

Ai kurrë nuk e kuptoi se çfarë është Barcelona. Nëse ai nuk dëshiron, të paktën mos e ndot simbolin, mos e vesh më atë fanellë dhe thuaj ‘unë do të largohem’.

Shpresoj që Laporta të hapë derën dhe ta lërë të shkojë, sepse ai nuk e ndjen fanellën. Ato ngjyra djersiten. Unë duartrokas Xavin që nuk e thirri, dhoma e zhveshjes meriton respekt. 121 vite të historisë e meritojnë, kush nuk e ka, ka të drejtë të largohet”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat