Një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Futboll

Një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:16
Një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Nedim Bajrami nuk po ndalet dhe këtë e ka treguar edhe në përballjen e Empolit të tij me kampionët e Italisë, Interin në Kupë, aty ku vetëm një mrekulli e Ranokias zhvlerësoi golin e tij fantastik. Pavarësisht eliminimit, fantazisti i Kombëtares arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve dhe të konfirmojë edhe një herë arsyen se pse është ndër më të lakmuarit në merkato.

Pas Juves e Milanit në skenë ka dalë edhe Napoli, klubi që e vlerëson 22-vjeçarin për dinamizmin e tij në fushën e lojës. I aftë të ndryshojë ndeshje me aftësi të shumta teknike dhe me një memorizim të portës si pak të tjerë, aftësia goditëse e Bajramit nuk ka kaluar pa u vënë re.

Xhevahiri i Empolit, që i ka thënë “jo” edhe Sasuolos pasi dëshiron ta përfundojë sezonin e tij të tretë me fanellën toskane, një mënyrë kjo për të shpërblyer besimin e Andreaxolit, po fiton jo vetëm dashurinë e tifozëve të tij, por po fiton edhe në klasifikime.

Në renditjen e mesfushorëve që e tentojnë më shumë portën në Itali, shqiptari është i dyti pas Antonin Barak, surprizës çeke të Veronës, duke lënë pas shumë të tjerë, mes të cilëve kapitenin e Romës Pelegrini, serbin Milinkoviç-Saviç dhe as më pak e as më shumë se Federiko Kiezën.

Bajrami ka goditur portën 14 herë në 1140 minuta, duke shënuar 5 gola dhe mesatarja e tij me 1.11 goditje drejt portës për ndeshje është pa dyshim një shifër për ta bërë krenar dhe një e dhënë domethënëse jo vetëm mbi aftësinë e tij për të gjetur kuadratin, por mbi të gjitha mbi kurajën, guximin dhe besimin që mesfushor mbart.

Mentaliteti i tij është tashmë ai i një lojtari të madh dhe e vetmja gjë që i ngelet për të bërë është të synojë vazhdimësinë. 10 milionë eurot e kartonit pritet të rriten nga paraqitjet e tij deri në qershor kur Bajrami do të duhet ndoshta të bëjë zgjedhjen më të vështirë të tij: klubin që do të vijojë karrierën, që pa dyshim do të jetë një emër i madh i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat