Ademi: Mund të dilnim me 3 pikë, nëse…

Futboll

Ademi: Mund të dilnim me 3 pikë, nëse…

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:24
Ademi: Mund të dilnim me 3 pikë, nëse…

Ilirid Ademi, ishte një nga futbollistët më të spikatur të sfidës Vllaznia-Egnatia. 26-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj shkodranëve. Ky ishte goli i parë i Ademit me fanellën e Egnatias. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti ndër të tjera u shpreh:

“Në ndeshjen e parë me Partizanin, bëmë  një ndeshje të mirë në pjesën e parë, në pjesën e dytë ramë. Na ndodhën disa gabime dhe ndeshja shkoi 0-3 .

Sot u mobilizuam mjaft mirë, e dinim që kishim përballë një Vllazni shumë të fortë. Mund të dilnim me 3 pikë, nëse luftonim më shumë. Por mendoj se edhe me 1 pikë jemi në rregull.

Më ka munguar ky gol. E kam dëshiruar shumë. E kam pritur shumë. Jam shumë i lumtur që shënova, edhe ndeshjet e tjera, shpresoj të shënoj.

Te Laçi kam kaluar mjaft mirë, ka superskuadër, superçuna. Fati nuk ka qenë me mua. Egnatia është një fillim i ri, do luftojmë shumë për ambiciet që kemi. Do bëjmë çmos që të qëndrojmë në Abisnet Superiore”, u shpreh Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat