Lozano nuk fshihet

Futboll

Lozano nuk fshihet

Më: 22 janar 2022 Në ora: 12:04
Lozano nuk fshihet

Ndikimi i tij duket qartë në suksesin ndaj Bologna. Dy golat e Napolit në “Dall’Ara” janë vepër e Hirving Lozano, i rikthyer në formë të shkëlqyer pas një periudhe të komplikuar si në fushë, ashtu edhe nga pikëpamja personale.

Napolitanët tani janë -4 pikë nga Interi (që megjithatë ka një ndeshje më pak) dhe ëndrra e titullit nuk është shuar ende plotësisht. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, ish-lojtari i PSV foli me siguri për mundësitë e fitimit të “trengjyrëshit”:

“Ku do të arrijë Napoli? Së pari, ne luajmë për titullin, nuk fshihemi. Kampionati është ende i gjatë. Jemi të fortë dhe duhet të ngjitemi sa më lart, edhe nëse Interi dhe Milani mendojnë ndryshe. Interi? Nuk dua të bëj krahasime, por me të vërtetë ne jemi më të fortë”.

Pushimet e Krishtlindjeve iu prishën prej pozitivitetit me Covid-19: “Një vuajtje emocionale dhe fizike. Virusi është një përbindësh i padukshëm që të merr kokën. Unë isha në Meksikë dhe doja të kaloja Krishtlindjet me familjen time. Në vend të kësaj qëndrova i mbyllur në dhomën time me një mijë frikëra. U shërova, nuk e kanë ndërprerë punën dhe rezultatet po duken”.

Në korrik vuajti dëmtimin e rëndë të syrit gjatë ndeshjes Meksikë-Trinidad & Tobago: “Ishin momente tmerri, dhimbja shumë e fortë. Kisha frikë se mos humbja syrin. Dhe nuk doja të dorëzohesha nga ideja se nuk do të mund të luaja më futboll. Mjekët ishin të shpejtë dhe qetësues, pastaj më zbuluan se syri im kishte qenë në rrezik. Një frikë që e mbajta brenda vetes për një kohë të gjatë. Plaga dhimbte dhe kisha frikë nga më e keqja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat